MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat që paralajmërojnë për dëmtim nervor

01.11.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat që paralajmërojnë për dëmtim nervor

Mjeku: Janë me miliarda nerva në trup. Shumica e tyre, nervat periferalë, janë si degë pemësh që shpërndahen në të gjithë trupin dhe transmetojnë mesazhe në vendburim – tru dhe shtyllën kurrizore. Kur gjithçka shkon siç duhet, truri e merr informacionin që duhet, kështu mund të lëvizni muskujt dhe organet e brendshme funksionojnë siç duhet. Ndërsa kur dëmtohen nervat periferalë, është histori tjetër: Mund të vështirësohet ecja, keni dhimbje etj.

Mpirje, ndjesi si shpimi me gjilpërë ose djegie
Kjo ndjesi mund të fillojë nga duart ose shputat dhe të përhapet në krahë ose këmbë. Nëse këto ndjesi bëhen të herëpashershme, duhet të konsultoheni me një mjek.

E keni të vështirë të lëvizni një pjesë të trupit
Nëse janë prekur nervat motorike, atëherë mund të keni vështirësi në lëvizjen e muskujve, ku mund të kaloni edhe deri në paralizë. Të njëjtat simptoma mund të paralajmërojnë gjithashtu për një problem të fshehtë që kërkon vëmendje urgjente, prandaj është mirë të bëni një vizitë.

Keni dhimbje në vetëm njërën këmbë
Një dhimbje therëse e vazhdueshme, mpirje ose ndjesi si të shpimit me gjilpërë që nis në fundshpinë dhe kalon në gjymtyrët e poshtëm, mund të paralajmërojë për nervin shiatik. Kjo ndodh kur ky nerv dëmtohet ose ngjeshët si nga hernia fiskale ose diabeti.

Jeni më të ngathët se zakonisht
Ndieni sikur kohët e fundit jeni shumë të ngathët në kryerjen e veprimeve? Nëse janë dëmtuar nervat, atëherë mungesa e koordinimit dhe paaftësia për të mbajtur nën kontroll pozicionin e trupit mund të bëjë që të humbisni kontrollin e lëvizjes dhe të rrëzoheni. Mund të rezultojë gjithashtu që keni një gjendje si Parkinsoni, ku janë dëmtuar qelizat nervore në tru.

Shkoni gjatë gjithë kohës në tualet
Nervat e dëmtuara mund t’i nisin fshikëzës mesazhe të gabuara, prandaj ndieni nevojën e shpeshtë për të urinuar dhe e keni të vështirë që të zbrazni mirë fshikëzën e urinës. Jeni më të rrezikuar që të vuani nga ky problem nëse keni diabet.

Keni dhimbje të shpeshta koke, që duken si shok elektrik
Mund të jeni duke vuajtur nga gjendja neuralgjia okipitale, që shfaqet kur pickohet një nerv në qafë. Mund të keni nevojë për ndonjë injektim që bllokon përkohësisht nervin e dëmtuar që të transmetojë sinjale të dhimbjes.

Po djersitni më shumë ose më pak seç duhet
Mund të jetë një shenjë që nervat të cilat transmetojnë informacione nga truri në gjëndrat e djersitjes mund të jenë të dëmtuara. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni analiza për të matur nivelet e djersitjes dhe të rrahjeve të zemrës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”