MENU
klinika

Eksperti i sigurisë zbulon skenarin e Rusisë

Shteti që Moska po e përdor për të shkaktuar trazira në Ballkan

29.11.2023 - 13:43

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhe të drejtpërdrejtë për Euronews Albania ku tha se tashmë nuk është Serbia shteti që po përdoret nga Rusia për të shkaktuar trazira në rajonin ballkanik, por një tjetër shtet.

Sipas tij Rusia po hap një derë të re në Bosnjë-Hercegovinë

“Serbia nga një anë tentoi t’i ikë përgjegjësisë së saj në raport me Kosovën, e nga ana tjetër kërkoi një mundësi për të vërtetuar që është partnere për të hyrë në familjen euro-atlentike. Në këtë bazë Rusia e shikon si kërcënim largimin e Serbisë nga orbita e saj, ndërsa Serbia duhet të tregohet më besnike ndaj Europës. Ndaj Rusia tashmë po tenton që nëpërmjet joshjes, përmes mundësisë së afrimit të sistemeve ushtarake, ta largojë Serbinë nga ofensiva progresive e Ukrainës.

Është një kompleksitet në vetvete dhe Serbia e di që në një moment do ketë prap nevojë për mbështetjen e Rusisë dhe do tentojë të qëndrojë me një këmbë në Rusi, një këmbë në Europë. Është faktike që tanimë edhe ministri federal i Bosnjë-Hercegovinës tha se në pjesë të republikës serbska janë të vendosur pjesë të ushtrisë ruse. Rusia do që përmes Bosnjës, të mbajë një derë hapur në ballkanin perëndimor”,-tha Drizan Shala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN