MENU
klinika

Pezullohet marrëveshja e rëndësishme,

Si Kim Jong Un po rindez konfliktin mes dy Koreve

24.11.2023 - 11:31

Koreja e Veriut ka finalizuar një marrëveshje pesëvjeçare me Korenë e Jugut për uljen e tensioneve ushtarake mes dy vendeve, raporton BBC, për tensionin e ri në kufirin e dy vendeve që formalisht janë në luftë që nga viti 1953.

Një konflikt i ri midis Seulit dhe Phenianit shpërtheu të martën, kur Pheniani njoftoi se kishte lëshuar me sukses një satelit të tipit spiun në hapësirë. Seuli u përgjigj duke njoftuar pezullimin e një pjese të një marrëveshjeje të vitit 2018 mes dy vendeve, duke njoftuar se po rifillonte monitorimin ajror përgjatë kufirit me Korenë e Veriut.

Pheniani tani po thotë se do ta pezullojë plotësisht marrëveshjen dhe do të dërgojë forca në kufi.

“Që nga sot, ushtria jonë nuk është më e lidhur me marrëveshjen ushtarake Veri-Jug të 19 shtatorit”, tha Pheniani në një deklaratë. “Ne po tërheqim, të gjitha masat për parandalimin e konfliktit ushtarak në të gjitha sferat, duke përfshirë tokën, detin dhe ajrin”, thuhej po ashtu. Për më tepër, Koreja e Veriut ka njoftuar se do të dërgojë më shumë trupa dhe më shumë pajisje në zonën kufitare.

Pheniani lëshoi një raketë me atë që besohet të jetë sateliti spiun Maligjong-1 të martën. Ai pretendon se testi ishte i suksesshëm. Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi se sateliti kishte hyrë në orbitë, por tha se ishte herët për të thënë nëse testi ishte një sukses i plotë.

Megjithatë, Seuli e dënoi nisjen dhe vendosi të rivendosë mbikëqyrjen kufitare që i lejon Seulit të monitorojë postat e Koresë së Veriut dhe artilerinë me rreze të gjatë, e cila është brenda rrezes së kryeqytetit të fqinjit jugor. BBC shkruan se Koreja e Veriut ka shkelur vazhdimisht kushtet e marrëveshjes gjatë dy viteve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e Trump për Kim Jong-Un dhe dyshimi i gazetares

Deri tani asnjë rast, a ka shpëtuar Koreja e Veriut nga koronavirusi?