MENU
klinika

Gazetari zbardh skemën

Si po e ideonte shefi i krimeve në Tiranë vrasjen e 2 vëllezërve në Britani

21.11.2023 - 15:10

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar operacionin e SPAK që lëshoi 11 urdhër arreste, ku 4 prej tyre u arrestuan ndërsa pjesa tjetër janë shpallur në kërkim.

Si pjesë e dosjes ishte dhe shefi i krimeve te Komisariati nr.6, Dedjan Gjoni që sipas gazetarit ishte pjesë e ideimit dhe planifikimit të një atentati në Britani.

“Pjesa tjetër e dosjes lidhet me Dedjan Gjonin që është shefi i krimeve te Komisariati nr.6, që ka marrë pjesë në ideimin dhe planifikimin për të bërë një atentat në Britani. Pra, një shef policie nga Tirana po planifikonte një atentat në Britaninë e Madhe për ekzekutimin e dy vëllezërve në Britani dhe kanë qenë pjesëtarë në këtë ideim dhe persona që jetojnë në Spanjë, pra trafikantë të tjerë dhe kanë planifikuar të zhdukin rivalët e tyre në biznes dhe sigurisht për të bërë këtë atentat”, u shpreh Lita në një intervistë për Euronews Albania.