MENU
klinika

PS kallëzoi penalisht Nallbatin

Sinaj: Mbështes vendimin e grupit, drejtësia të bëjë punën e vet

01.11.2023 - 18:45

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj u shpreh se mbështet vendimin e grupit lidhur me kallëzimin penal ndaj deputetit Bledion Nallbati. Deputeti Nallbati akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” gjatë seancës plenare të ditës së hënë ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj, ku pasi i mbylli mikrofonin socialistit, tentoi ta godasë atë me grusht.

Në një deklaratë për gazetarët, Sinaj tha se deputeti Nallbati e goditi, por ai e priti grushtin me dorë.

“Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Unë do të lë drejtësinë të bëjë punën e vet. Unë nuk shkova atje, por unë thashë do mbështes vendimin e grupit. Jo pse ta kundërshtoj grupin. Ju çfarë mendimi keni se duhet të ketë situate të tilla në parlament. Kam thënë para jush që do të mbështes grupin. Ato janë video të qarta. Unë personalisht ja kam pritur me dorë grushtin atij dhe kaq është se po të më kishte qëlluar mund të kishte edhe situate të tjera. Mund të ishte edhe ndonjë deputet tjetër”, tha Sinaj.

Lidhur me komisionet e propozuara nga opozita për të cilat këto të fundit shprehen se nuk merren në shqyrtim, Sinaj u shpreh se Kuvendi ngren komisione sipas Kushtetutës dhe jo sipas dëshirës së deputetëve.

“Kush e ka ndaluar opozitën? Nuk është parlamenti sipas dëshirës së një deputeti. Nëse kanë të drejtën në parlament le ta marrin. Unë si deputet them se duhet të ketë komision edhe për Berishën. Ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Në rastin konkret Kuvendi do ta ngrejë komisionin sipas Kushteutës”, u shpreh deputeti socialist.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetët demokratë Bledjon Nallbati, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi për shkak të tensioneve në seancën plenare të së hënës.

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!