MENU
klinika

'Rama do e marrë atë që meriton'

Sot seancë, Berisha: PD do vazhdojë betejën, aksioni jonë është pa kthim

09.11.2023 - 10:29

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se prej një muaji nuk shkon në Parlament. Nga selia e Parlamentit në pritje të nisjes së seancën plenare, Berisha theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

“Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.

Ai u pyet nga gazetarët për deputetët socialistë që kanë mbërritur më herët se zakonisht në sallën e seancave plenare. “Le të mbërrijnë në më herët. Asgjë nuk ndalon veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës”, shtoi ai.