MENU
klinika

Tensionet në Kuvend

Spahiu: Qëllimi i Berishës të frikësojë SPAK-un, Rithemelimi i ngjan një agjencie funerale

03.11.2023 - 20:47

Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berishën qesharak. Ai tha se Amerika nuk frikësohet nga 10 karrige të thyera, duke ju referuar kështu kaosit që krijoi opozita në Kuvend.

Sipas tij dhuna është mjeti i fundit që duhet të përdorë një organizatë politike e cila izolohet ndërkombëtarisht. Juristi theksoi se diçka e tillë është strategji e të gjithë forcave politike në degradim.

“Në fund të gjithë qëllimit që ka Berisha dhe grupi që i shkon pas janë dy elementë, e para të frikësojë SPAK-un, të kërcënojë prokurorët të cilët të mos vazhdojnë me vendime të mëtejshme dhe e dyta të pushtojë hapësirat televizive.

Sot duhet të kuptojmë se kemi disa personazhe të vdekur politikisht. Rithemelimi i ngjan një agjencie funerale ku janë mbledhur të gjithë politikanët e vdekur politikisht që nuk duhet të ekzistojnë”, tha Spahiu për “Euronews Albania”.