MENU
klinika

Shpëtohen nga policia

Stuhia ‘Ciaran’/ Bllokohen 23 turistë në Përmet

04.11.2023 - 11:03

Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka bërë që 23 turistë të bllokohen në hyrje të Kanionit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre e të mjeteve në parkun e përmbytur.

Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim-shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 viktima, mes tyre 1 e mitur

“Ciaran” godet Evropën veriperëndimore