Shtetasi shqiptar Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasje, është një nga shqiptarët e parë që do të transferohet për vuajtjen e dënimit në atdhe pas marrëveshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Britanisë.
Emri i tij u bë publik ditëve të fundit në një artikull të gjatë mbi marrëveshjen, nga gazeta britanike “Telegraph”. Gazeta shkruan se midis 200 personave në listë për t’u kthyer në Shqipëri, është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç. Ai u burgos pasi goditi 25 herë për vdekje arsimtaren në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e sulmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik.
Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual. Gazeta britanike shkruan se Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet burg, që do të thotë se duhet të vijojë qëndrimin në qeli në Shqipëri për 34 vitet e mbetura të dënimit. “Telegraph” përshkruan ceremoninë e zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë ku ambasada britanike i dhuroi policisë së burgjeve një flotë prej 15 automjetesh elektrike dhe 22 furgonësh policisë së burgjeve si pjesë e marrëveshjes me një financim rreth 5 milionë euro.
Pakti mes dy qeverive, parashikon të kthejë 200 nga të dënuarit më të dhunshëm nga qelitë britanike për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare. Pjesë e listës me 200 emra mësohet se janë 17 të dënuar të përjetshëm ndërsa transferimi i personave në Shqipëri, sipas autoriteteve britanike u kursen atyre 40 mijë paund në vit. Shqiptari Koçi Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësuese së shkollës fillore në Britani. 36- vjeçari Selmanaj do të kryejë të paktën 36 vite burg dhe vetëm pas kësaj ka t’i kërkojë gjykatës rishikim vendimi.
Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur në mënyrë barbare mësuesen Sabina Nessa me një send metalik 34 herë në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.
Sabina Nessa është gjetur e vdekur në “Crator Park”, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Ditën e vrasjes, Selamaj shkoi me makinë në Londër dhe hyri në “Cator Park” pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se zonja Nessa të futej në park. Mediat kanë publikuar edhe videon e Selmanajt pak momente pas vrasjes. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vrasjes për mediat.