MENU
klinika

Analiza

Terror nën tokë, si depërtoi Izraeli në tunelet e Gazës?

01.11.2023 - 16:30

Që nga fillimi i konfliktit të përgjakshëm që ka tronditur gjithë botën në 7 tetor, kudo është folur për tunelet nëntokësore në Rripin e Gazës, duke u konsideruar “pika më e fortë” e Hamasit, i cili u gjend papritur nën sulmet e Izraelit. Media të rëndësishme ndërkombëtare shkruanin se sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ndodheshin pikërisht nën tokë: sistemi i tuneleve të Hamasit militant. Organizata që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania dhe vende të tjera si organizatë terroriste ka në dorë më gjasë rrjetin më të madh të tuneleve në botë – sisteme në përmasa të tilla të krahasueshme gjenden vetëm në Korenë e Veriut.

Për shkak të qindra kilometrave tunele shtohen vështirësitë për ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës, shkroi para pak ditësh, John Spencer nga Akademia Ushtarake e SHBA, West Point në një artikull. Megjithatë, tani mizoria e Izraelit, po depërton edhe aty ku thuhej se nuk kishte akses dhe mundësi, pasi ditët e fundit ka qenë vetë vendi që ka publikuar video, për të dëshmuar sulme në tunele.

Labyrinth of Hamas tunnels poses greatest threat to Israeli offensive in Gaza

Sulmet në tunele

Izraeli tha se forcat e tij sulmuan militantët e armatosur të Hamasit brenda rrjetit të gjerë të tuneleve të islamikëve nën Gaza, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim për të lehtësuar krizën humanitare në enklavën palestineze. Tunelet janë një objektiv kyç për Izraelin pasi zgjeron operacionet tokësore brenda Gazës për të shkatërruar lëvizjen në pushtet Hamas pas sulmit të saj të armatosur tre javë më parë që autoritetet izraelite thonë se vrau më shumë se 1,400 njerëz. “Gjatë ditës së kaluar, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) goditën rreth 300 objektiva, duke përfshirë qendrat e lëshimit të antitankëve dhe raketave nën tokë, si dhe komplekse ushtarake brenda tuneleve që i përkasin Hamasit”, njoftoi IDF.

Militantët u përgjigjën me raketa antitank dhe mitraloz, shtoi ai. “Ushtarët vranë terroristët dhe drejtuan forcat ajrore të sulmojnë objektivat dhe infrastrukturën terroriste në kohë reale,” tha IDF. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite shënjestruan rrugën kryesore veri-jug të Gazës të hënën dhe sulmuan qytetin e Gazës nga dy drejtime.

“Metroja e Gazës”

Ndërsa Izraeli fillon të shënjestrojë rrjetin e tuneleve të Gazës, grupet terroriste të Hamasit iu dhanë akses gazetarëve të Russia Today për të vizituar rrjetin e tuneleve. Në platformën X u publikua një video e xhiruar nga një gazetar rus në tunelet e ngushta nëntokësore. “Baza ushtarake e Xhihadit Islamik është 60 metra nën tokë”, shpjegon gazetari. “Muret janë prej betoni të armuar, tavani me hark. Edhe dyshemeja është prej betoni”, thotë ai teksa ecën në këto tunele ku ndodhen luftëtarët e Hamasit.

Israel's innovative solution in war against Hamas: 'Sponge bombs' to seal off gaps in Gaza tunnels. Explained | Mint

Tunelet shërbejnë kryesisht si depo armësh, ushqimi, uji, dhe gjeneratorë, karburant dhe pajisje të tjera janë gjithashtu të vendosura atje.”Të gjitha aktivitetet ushtarake janë planifikuar këtu, grupi konfirmon se ata janë shumë të përgatitur për të penguar Izraelin”, thotë një anëtar i njësisë.”Sfida më e madhe që i pret trupat izraelite, është zhvillimi urban i ndërlikuar i enklavës, por mbi të gjitha rrjeti labirint i tuneleve. Askush nuk e di me siguri se sa janë të gjatë këto tunele, të ashtuquajturat Metro Gaza. Yihyah Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, tha në vitin 2021 se kishte 500 kilometra tunele në enklavë.

Armët e Izraelit

Tel Avivi raporton se, aktualisht, rreth 100 kilometra tunele tashmë janë shkatërruar. IDF nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë, përveçse nëpërmjet ngarkesave shpërthyese, shpesh të vendosura nga këmbësoria, ose duke përdorur bomba avionësh nëse identifikohen hyrjet. Në lidhje me këtë, gazeta britanike Telegraph, më 25 tetor, raportoi se ushtarët izraelitë po përdorin ” bomba sfungjeri” për të neutralizuar tunelet, por lajmi nuk është konfirmuar nga IDF. Siç përshkruhet nga Telegraph, pajisjet përmbajnë një përzierje kimike binare që përzihet vetëm kur pajisja aktivizohet. Sistemi thuhet se është i vogël dhe mjaft i lehtë për t’u vendosur, apo edhe për t’u nisur, nga një individ i vetëm.