Çështja ‘Beleri’ ka kthyer sërish në skenë kërcënimin e përhershëm grek përmes vetos ndaj Shqipërisë për integrimin në BE.
Hapin e parë të provës kërcënuese ndaj Shqipërisë, Greqia e ndërmori pak ditë më parë. Athina zyrtare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave, pikërisht për shkak të çështjes ‘Beleri’.
Për “Top Story”, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se kjo çështje nuk kalon as 10 ditë pa marrë zgjidhje. Ndërkaq, Arjan Curri aludoi se mund të ketë një lirim të Fredi Belerit.
Pjesë nga debati:
Vangjeli: Kjo çështje jo 10 javë, por as 10 ditë nuk i kalon për të arritur në një zgjidhje.
Pavarësisht se si qeverisin vendet tona, kryeministrat janë të dy të pafuqishëm për t’i kthyer marrëdhëniet shqiptaro-greke në zero.
Edhe sikur të duan ata janë ta pafuqishëm për të vendosur mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke. Krahasimi i çështjes së Fredi Belerit me Kosovën, qoftë me Maqedoninë e Veriut, është krejtësisht e papërfillshme.
Skerdian Dhuli: Janë paralelizma.
Vangjeli: Është paralelizëm i gabuar.
Curri: O zoti Vangjeli, na trego informacionet nga qeveria? Nëse lirohet tani Fredi Beleri bie gjithçka që ka bërë SPAK-u.
Duma: Edi Rama e ka përdorur Fredi Belerin për çështje të brendshme, për të marrë kredo politike përmes patriotizmit.