MENU
klinika

"Është një shuplakë shumë e rëndë"

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Idajet Beqiri bën deklaratën e fortë

14.11.2023 - 15:05

I ftuar në një intervistë televizive, avokat Idajet Beqiri tha se vendimi i Strasburgut është një vendim i mirëpritur dhe që qetëson shpirtrat e të gjithë shqiptarëve që i panë me sytë e tyre vrasjet në bulevard, por nga ana tjetër Beqiri tha se kjo ishte një shuplakë e rëndë dhe se SPAK duhet të marrë mësime nga vendim.

“Është një vendim i mirëpritur dhe qetëson familjet e viktimave, por mbi të gjitha qetëson shumë shpirtrat e gjithë shqiptarëve, të cilët e panë në Bulevard dhe vrasjet u bën nga shteti të komanduara nga kryeministri i kohës, i cili jo vetëm pati rol sepse i frymëzoi vrasësit, i organizoi dhe i dha urdhër për ekzekutim, por nga ana tjetër i mori të gjitha llojet e masave duke fshehur provat, duke filluar që nga heqja e atyre kaberave në kryeministri dhe deri te mosekzekutimi, te urdhi skandaloz i policisë së Shtetit për të mos ekzetuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për arrestimin e gardistëve. Kështu që ky vendim i Strasburgut është dhe një shuplakë shumë e rëndë. Madje do të thosha që duhet të marri mësime SPAK nga ky vendim i Strasburgut, pasi SPAK pasi e mori veten dhe u krijua si një strukturë e mirë, qytetarët e këtij vendi filluan të kishin besim, sepse pas tij, ishte një mbështetje si BE dhe SHBA, që do ta zbardhnin ’21 Janarin’ dhe me këtë rast bën një kallëzim në SPAK, duke regjistruar dhe një provë të re”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbi jetën në protestën e 21 janarit

Gjykata e Strasburgut merr vendim për vrasjen e Aleks Nikës