MENU
klinika

Humbi jetën në protestën e 21 janarit

Gjykata e Strasburgut merr vendim për vrasjen e Aleks Nikës

14.11.2023 - 12:03

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit.

Gjykata ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes.

Në vendimin e argumentuar të Gjykatës Strasburgut, po ashtu thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se në protestën e 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive.

Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë; Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nika.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarja e 21 janarit 2011

11 vjet nga protesta e 21 janarit