MENU
klinika

"Në Bruksel më kërkuan të njoh Kosovën"

Vuçiç: Nuk është e lehtë tu thuash “JO” ndërkombëtarëve

06.11.2023 - 11:40

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë për “Tanjug” se është rënë dakord që një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por ai mendonte se pala tjetër nuk do ta pranonte këtë.

Ai ka shpjeguar se në Bruksel, liderët evropianë e kanë pyetur se kur do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Tekstualisht më kanë thënë “Aleksandër, ti e ke këtë opsion. A dëshiron ta nënshkruash?” dhe unë përgjigja se “nuk doja”. “Mendoni se është e lehtë të thuash jo? Nuk është. Këta janë liderë të mëdhenj, përgjegjës për fatin e Evropës” – tha Vuçiç.

I pyetur nëse këto janë kërcënime, Vuçiç tha se nuk do t’i quante të tilla, por se e kupton plotësisht se Serbia mund të përballet me pasoja.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se këto janë kërcënime dhe se këta njerëz kanë gjuhë të papërshtatshme. Janë njerëz të mirë me të cilët kemi marrëdhënie të mira”, – tha Vuçiç.

I pyetur pse liderët evropianë insistojnë ende që ai të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, edhe pse supozohet se Albin Kurti, sillet në mënyrë të papërgjegjshme në dialog, Vuçiç thotë se ata e dinë, por nënshkrimi për pavarësinë e Kosovës është një gjë logjike për ta.

“Ne jemi një guralec në këpucët e tyre. Përsëritja ime kokëfortë për të gjitha historitë e bombardimeve në 1999 dhe shkatërrimin e të gjitha normave juridike ndërkombëtare janë një guralec në këpucën e tyre. Në një moment, konflikti në Ukrainë do të duhet të përfundojë. Argumenti i tyre do të jetë i saktë. Ju keni shkelur integritetin territorial të Ukrainës, një vendi të njohur ndërkombëtarisht, por kundër-argumenti do të jetë: Po. Ju e bëtë atë shumë më brutalisht, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit. 19 prej jush kryen një agresion kundër një shteti të vogël, Jugosllavisë”, – tha Vuçiç.