MENU
klinika

Kush është i dënuari që i shprehu dashurinë moderatores?

Wow! Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit

17.11.2023 - 12:54

Moderatorja e njohur Megi Pojani mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Përputhen”, ka marrë një letër dashurie nga një djalë.

E emocionuar nga kjo e papritur, Megi e lexoi atë para konurentëve dhe publikut, ndërsa mes rreshtave poetik djali misterioz i shprehte dashurinë moderatores.

Nga ana tjetër moderatorja e mbajti të fshehtë emrin e mashkullit që ia kishte dërguar, por tregoi se letra ka ardhur nga “IEVP Peqin”, burgu i Peqinit.

“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

Melankoliku…”– shkruhej në letën e dashurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planet e çiftit për të bashkëjetuar

Megi Pojani formalizon lidhjen me futbollistin!

“Ringjallem pas 4 ditësh lëngimesh në shtrat"

Çfarë i ndodhi Megi Pojanit?