MENU
klinika

Mësojeni

YouTube po teston një chatbot të ri, ja se për çfarë bëhet fjalë

08.11.2023 - 15:29

YouTube po teston një chatbot të ri që është krijuar për t’ju dhënë më shumë informacione në lidhje me ndonjë video që shikoni në këtë platformë. Chatbot-i, synon t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në lidhje me një video dhe gjithashtu mund të rekomandojë përmbajtje të ngjashme. Chatboti gjithashtu mund t’ju pyesë për një temë nëse jeni duke parë një video edukative.

Veçoria vjen si pjesë e një shtytjeje më të gjerë nga Google për të integruar Inteligjencën Artificiale në shërbimet e saj, duke përfshirë Search apo Gmail. Vetëm në YouTube, gjiganti teknologjik ka prezantuar një sërë veçorish me AI për krijuesit e videove. Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit.

Rikujtojmë, se miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka hedhur në treg një chatbot me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok në platformën X. Tani për tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur. “Në disa aspekte të rëndësishme, është më i miri që ekziston aktualisht”,-postoi Musk në X, përpara lançimit të tij. Musk thotë se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”. Megjithatë, shenjat e hershme sugjerojnë se chatboti ka probleme të zakonshme sikurse mjetet e tjera të inteligjencës artificiale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN