MENU
klinika

Ç’thonë dermatologët

Zbutësi i buzëve i bën ato më të çara?!

20.11.2023 - 08:39

Për shumë prej nesh, të kesh buzë të thata do të thotë të gjesh zbutësin më të mirë, sidomos gjatë dimrit dhe muajve të ftohtë. Por, e keni kuptuar ndonjëherë se edhe pse përdorni shumë zbutës sërish keni buzë të thata dhe të çara?

Fatkeqësisht zbutësi i buzëve mund të ketë efektin e kundërt me atë që duam të gjithë ne dhe një dermatologe shpjegon gjithçka.
Kur është e dobishme (dhe jo e dobishme) të aplikoni zbutësin e buzëve?

Lëkura e buzëve  është e hollë dhe si e tillë ekspozohet më shumë ndaj elementëve të jashtëm, nga i ftohti, te pijet e nxehta që konsumoni, dehidratimi, mungesa e vitaminave, ilaçet, etj. Balsami i buzëve mund të ndihmojë për të luftuar efektet e këtyre shkaktarëve. “Është një produkt i mrekullueshëm për të mbajtur buzët të hidratuara dhe një pjesë e rëndësishme e rutinës së kujdesit për lëkurën,” thotë mjekja dermatologe, Morgana Colombo.

Prisni, zbutësi i buzëve i bën ato më të çara?

Por, kujdes me përdorimin e tepërt! Nëse aplikoni vazhdimisht gjatë gjithë ditës zbutës për buzët, kjo mund të ndikojë në aftësinë natyrale të lëkurës për t’u përshtatur me mjedisin.

Me fjalë të tjera, trupi juaj fillon të ketë nevojë për zbutës buzësh për të kryer punën, në vend që të jetë në gjendje të trajtojë buzët e thara vetë. Kjo mund të çojë në plasaritje më të keqe të buzëve dhe madje të çara te cepat e buzëve.

Këshilla e shkurtër dhe e thjeshtë e dermatologes: Përdorni zbutës buzësh vetëm para dhe pas gjumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN