MENU
klinika

Detajet

Zjarri dhe flakadanët në Kuvend, tre kërkesat e opozitës për t’u kthyer në normalitet

22.11.2023 - 13:35

Deputeti i PD-së i qarkut të Elbasanit Lefter Gështenja ka renditur tre kërkesa të opozitës që nëse plotësohen sipas të drejtës që u jep Kushtetuta, e kthejnë parlamentin në normalitetin e tij.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë i dhanë të drejtë opozitës në betejën e saj për rikthimin e parlamentit në binarët e kushtetueshmërisë. Falenderoj partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë që reaguan dhe kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të opozitës.

Kërkesat e opozitës garantojnë që parlamenti të ruajë rolin e tij, atë të kontrollit ndaj qeverisë. Nuk ka mision më të madh, në kushtet kur kjo mazhorancë ka kapur çdo pushtet, që opozita të bëjë detyrën e saj duke luftuar me çdo mjet demokratik.

Mazhoranca duhet t’i hapë dritën jeshile ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare; konstituimit dhe rikthimit në punë të Komisionit të Reformës Zgjedhore e të heqë dorë nga përfshirja në punët e brendshme të Partisë Demokratike. Kaq mjafton që parlamenti të kthehet në normalitet.”, shkruan deputeti në një postim në Facebook.

Ndërkohë sot do të mblidhet Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të Berishës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nentorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.

PS kërkon përjashtimin e 5 deputetë të Berishës:

Flamur Noka

Bledion Nallbati

Gazment Bardhi

Albana Vokshi

Sotina Koti

Seanca e 20 nentorit u mbyll për 5 minuta pasi pr/buxheti kaloi me parim me 73 votat e PS mes kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Regjimi i Ramës ka çdo gjë nën kontroll...”

Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, Fatos Lubonja: Furtunë në një gotë uji!