MENU
klinika

Sugjerimet e eskpertëve

8 fjali që duhet t’ia thuash vetes sa herë ke ankth

05.12.2023 - 11:04

Ju ose keni kaluar ankth ose njihni dikë që ka ankth. Ankthi është një përgjigje normale ndaj stresit dhe situatave të ndryshme që kalojmë në jetën tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi tha se çrregullimet e ankthit janë çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor, duke prekur më shumë se 301 milionë në mbarë botën në vitin 2019.

8 fjali që duhet t’ia thuash vetes sa herë ke ankth

Të gjithë përjetojnë stres në një moment. Ankthi është i ndryshëm. Shumë individë përjetojnë stres rregullisht, më pas ndodh që ata qetësohen dhe ndihen më mirë. Por, te persona të tjerë, ankthi bëhet aq i madh dhe i pakontrollueshëm sa fillon të ndikojë në cilësinë e jetës.

8 fjali që duhet t’ia thuash vetes sa herë ke ankth

Por, që të dilni më pak të prekur nga këto situata, mund të përsërisni me vete këto fjali:

#1 Truri im po më jep sinjale të gabuara. Unë jam i/e sigurt.

#2 Unë di si ta përballoj këtë. Unë i besoj vetes.

#3 Kjo ndjenjë nuk do të zgjasë përgjithmonë.

#4 Unë e pranoj këtë ndjenjë.

#5 Faleminderit për këtë paralajmërim, por jam mirë.

#6 Unë jam totalisht keq, por po merrem me këtë gjë.

#7 Unë jam ndjerë kështu edhe më parë, dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur.

#8 Unë kam shumë opsione që mund t’i përdor për t’u qetësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN