MENU
klinika

Ja çfarë duhet të keni parasysh

9 këshilla për diabetikët, që të shijojnë pa problem ushqimet për festat

07.12.2023 - 07:03

Në çdo prag festash, përveç dhuratave, ajo që na shqetëson më shumë janë menutë special të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri; pjata e parë, pjata e dytë dhe ëmbëlsira. Mundësisht disa variante për secilën.

Sigurisht që të qëndrosh indiferent ndaj një morie shijesh e aromash, të cilat mund t’i arrish vetëm me një zgjatje dore, është thuajse e pamundur. Por, me pak përpjekje edhe nëse je diabetik mund të shijosh kënaqësitë e tryezës së festive, pa e dëmtuar shëndetin. Ndaj kini parasysh:

1. Ha me shije por me masë. Është shija e ushqimit ajo që na kënaq, duke e marrë në ushqimin në sasi të reduktuara i ofrojmë vetes mundësinë për të konsumuar jo vetëm një, por disa lloje gatimesh.

2. Lejohet ta teprosh, por vetëm për pak. Nëse pjata e parë ka shumë kalori, bëj dyfish kujdes me tjetrën. Dhe sa më shpejt të jetë e mundur, kthehu në regjimin tënd të rregullt ushqimor.

3. Kujdes ndërmjet vakteve! Gabimi më i madh gjatë festive, jo vetëm i diabetikëve por i të gjithëve, është konsumimi i vazhdueshëm i atyre gjërave të vogla në dukje; patatina, kikirikë, arra, lajthi e të tjera fruta të thata, por që “rëndojnë” shumë në shëndetin tonë, duke na dhuruar kalori përtej nevojave reale. Mos kaloni 30- 50 g në ditë. Kujdes edhe me sasinë e frutave të freskëta.

4. Pushim nuk do të thotë mungesë aktiviteti fizik. Shpeshherë mjafton edhe një shëtitje.

5. Festa nuk zgjat derisa të mbarojnë ushqimet. Nëse në ditët e para të janarit gjysma e ëmbëlsirës është ende aty, nuk do të thotë se duhet ta hash patjetër.

6. Mos hiq dorë nga mëngjesi edhe gjatë festive.

7. Kujdes me pijet alkolike.

8. Mos harroni perimet, të bëjnë mirë, por kujdes me patatet. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 100g.

9. Kujdes me bukën! Mundohu të mos konsumoni fare, në mënyrë që të mos e teproni me karbohidratet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nisni tani dhe shihni rezultate deri në Krishtlindje!

Çfarë është metoda 90-30-50 që propozon dietologia e famshme?