MENU
klinika

"Mund të krijohen forca të tjera opozitare"

A krijohet vakum në PD me largimin e Berishës? Nazarko: I hap rrugë Bashës, por s’ka monopol

12.12.2023 - 22:44

Analisti Mentor Nazarko thotë se nuk është fundi i opozitës, nëse Sali Berisha largohet nga politika.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se largimi i tij mund t’i hapë rrugë Lulzim Bashës, por sipas tij nuk ka më monopol.

Ndër të tjera, Nazarko shtoi se ka hapësirë për krijimin e forcave të reja opozitare.

“Ai potenciali opozitar mbetet gjithmonë aktiv. Zoti Berisha nuk është lider me fuqi të plotë, në pikëpamje të komunikimit, të ndërveprimit me ekipin e vet, me bazën, të cilën me gjithë moshën e tij të shtyrë, lëvizte apo shkonte në rrethe të largëta, por nëse do të kishte hapësirë lirie tradicionale për mendimin, veprimin opozitar, unë mendoj që këtu ka hapësirë për krijimin e forcave të reja opozitare. Nuk jemi të dënuar që edhe pas tranzicionit të kemi prapë tranzicion. Pra, të kemi të njëjtat figura që riciklohen, i shpëtojnë ndjekjes nga drejtësia. Nuk do të thotë fundi i opozitës. Mendoj që Bashës i hap rrugë, por nuk ka më monopol. Kështu ka ndodhur në të gjitha vendet e Lindjes ish komuniste”, theksoi ai./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mund ta përdorë komunikimin elektronik në arrest shtëpiak"

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Nazarko: Akt i fundit që i jep fund tranzicionit