MENU
klinika

“Jam shumë e emocionuar që ajo është kthyer”

Adela mbështet publikisht Dua Lipën: Ylli i ardhshëm i popit

10.12.2023 - 13:13

Adele ka mbështetur publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si “vajza tjetër e madhe e popit” në një intervistë e re.

Gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter” në ceremoninë e dhënies së çmimit “Sherry Lansing Leadership Aëard”, ku këngëtarja foli gjerësisht për përvojat e saj si një grua, për karrierën e saj muzikore, jetën e saj aktuale që jeton në Los Angeles dhe ambiciet që ka për të ardhmen.

Përveç kësaj, ajo u shpreh e emocionuar për rikthimin e Dua Lipës. “Jam gjithashtu shumë e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer”, tha ajo. “Kur dëgjova për herë të parë e mbaj mend që i thashë menaxheres time, ‘Ua, ajo duhet të jetë ylli tjeter i muzikës popi’. Dhe ajo është. Jam shumë e emocionuar që ajo është kthyer.”– u shpreh Adela.

Kur u informua se tre kategoritë kryesore të çmimeve “Grammy 2024” dominoheshin nga femrat, ajo tha: “Tre çmimet kryesore më të mëdha? Të gjitha femrat? Uau. Kjo është një çmenduri e pabesueshme.”

Kohët e fundit, këngëtarja lançoi një biznes të ri bukurie të quajtur “The Shelbourne Collective”. Në fillim të tetorit, ajo pranoi se ajo kishte qenë e fiksuar pas “alkoolit” që nga të 20-at e saj, por më pas ka hequr dorë nga ai.