MENU
klinika

3 vjeçari, rëndë në spital

Aksident në aksin Levan-Tepelenë: Plagosen 7 persona, mes të cilëve dy fëmijë

23.12.2023 - 22:46

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete, ku si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Mësohet nga burime me te fundit se nga përplasja janë plagosur 7 persona, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë.

5 prej tyre janë paraqitur në spital deri tani, ndërsa një fëmijë 3-vjeç është më rendë dhe është futur në sallë të operacionit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.