MENU
klinika

Makina përfundon në oborrin e një banese

Aksident në Fier, autobusi me nxënës përplaset me ‘Benz-in’

04.12.2023 - 10:24

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa autobusi ka qenë i mbushur me nxënës shkolle.

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa autobusi ka qenë i mbushur me nxënës shkolle.

Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun, ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks.