MENU
klinika

“Temperaturat deri në -3”

ARRSH: Si paraqitet gjendja e rrugëve për shkak të borës

16.12.2023 - 12:22

ARRSH ka dhënë detaje mbi situatën e rrugëve në disa zona të vendit, ku ka prani të dëborës. Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në zonat juglindore dhe në Kukës e Valbonë.

NJOFTIMI I ARRSH

❄️Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit 🌨️ka pasur reshje dëbore në akset📍Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë🌨️
🌡️Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C🗻
🚧Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës🚜 pa ndërprerje🦺
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮