MENU
klinika

Policia në vendngjarje

“Benz-i” përplas motorin në Fier, plagoset drejtuesi

19.12.2023 - 12:56

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU në Fier, ku një person ka mbetur i plagosur.

Një automjet i markës “Benz” ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes nga makina është lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka kryer ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit , është krijuar trafik në këtë aks rrugor.