MENU
klinika

Avokati Idajet Beqiri plas ‘bombën’

“Berisha do të dënohet me burg perjetë si i pandehur kryesor për Gërdecin”

28.12.2023 - 10:53

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha është personi i parë, i cili do të merret i pandehur për tragjedinë e Gërdecit dhe do të dënohet me burg përjetë.

Në një intervistë televizive Beqiri u shpreh se eksekutori i Gërdecit, është i biri i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili u thirr në GJKKO këtë të mërkurë për të dëshmuar.

Sipas Beqirit, Shkëlzen Berisha ka ndenjur në të njëjtën makinë me një nga dëshmitarët në lidhje me këtë çështje, Kosta Trebocka, përpara se ky i fundit të aksidetohej për vdekje.

“Numri një që do të merret i pandehur dhe do të dënohet me burg përjetë është Sali Berisha. Çernobi ishte ai për kushtet e Shqipërisë. Ekzekutori i Gërdecit është Shkekzen Berisha. Ke lidhje dhe je kryesori në atë pune. Mediu, tani, si të thotë ka lidhje, si të mos e thotë, ka përgjegjësinë e vetes së vet dhe do të përgjigjet. Ka lejuar të ndërtohet një Çernobil, një central me lëndë plasëse që shkatërronte të gjithë dynjanë, ia ka bërë yzmetit deri në fund, ia dhe djalit të kryeministrit. Këtë rrugë ka zgjedhur Mediu, por do përfundoje keq. Problemi është që unë jam i bindur që SPAK po heton ashtu siç duhet.

SPAK-un e kemi ndihmuar edhe ne, faktorët e jashtëm, i kemi thënë që mos të bëjë rolin e të paditurit dhe të padëgjuarit. Këta i gënjen mendja, mendojnë se SPAK vepron si prokuroria e kohës së Saliut. SPAK-u ka metodë tjetër, këta pasi e mbushin dosjen plot, ajo dosja atje është plot, merresh i pandehur, dërgohesh në gjyq dhe merr dënimin, të gjitha këto bëhen brenda ditës. SPAK-ut i kemi thënë, që nuk është shkrimi i Aldo Bumçit, por është urdhri i tij, ia ka dhënë zv.ministrit. Shkëlzeni ka ndenjur me Kosta Trebickën në një makine me xhama të zinj, kanë bërë veprime. Trebicka është piketuar për t’u vrarë nga Berisha, siç ka bërë me të tjerë. Vrau Remzi Hoxhën, solli kasetën për tradhtinë kombëtare të Saliut me Millosheviçin në Ohër. Është sadist, sadizmi duhet luftuar”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN