MENU
klinika

"Nuk njohu vendimin e gjykatës, vuri në dyshim fuqinë…!"

Berisha drejt burgut, Artan Hoxha: SPAK s’kishte rrugë tjetër!

18.12.2023 - 23:04

Artan Hoxha ka folur për kërkesën e SPAK, për arrestin me burg ose në shtëpi të Sali Berishës, kërkesë kjo e aprovuar nga Këshilli Mandatit ditën e sotme.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se SPAK nuk pati rrugë tjetër, pas sfidës së vazhdueshme që i bëri Berisha, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore.

“Avokatët e Berishës pretendonin që SPAK duhet t’i ishte drejtuar që në fillim Kuvendit.

Nga krahu tjetër, prokurorët dhe deputetët këmbëngulën, që ne nuk gjykojmë çështjen, por Berisha shkeli vendimet e gjykatës dhe jemi për këtë.

Nëse Berisha do të ishte paraqitur në prokurori, madje që në fillim, do të kishim rrjedhë tjetër. Berisha do të kishte përfituar më shumë politikisht dhe mediatikisht, duke u përballur me prokurrorët në sallën e gjyqit. Rruga që zgjodhi Berisha ishte ta injoronte.

Opinioni publik po vinte në dyshim SPAK, sepse SPAK nuk po reagonte.

Berisha thoshte është shkelur Kushtetuta, por ai ishte vendim gjykate. Një vendim gjyqësor anullohet vetëm nga vendimi i një gjyakte të nivelit më të lartë.

Ose SPAK duhet të bënte këtë që në fillim, por të thotë gjykata e ka miratuar këtë që bëmë ne. Së dyti, SPAK thotë ne po shkojmë te kjo masë sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ndër të tjera Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet e SPAK/ Paralajmëron gazetari Artan Hoxha

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”

‘Ja si Meta rrezikonte të arrestohej të shtunën në Turqi’

Ngjela: Të korruptuarrit në Shqipëri i kanë kthyer sytë nga Moska


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!