Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rezistencë ndaj vendimit të gjykatës lidhur me hetimet nga ana e SPAK, duke theksuar se do të ketë edhe protesta.
Ndërsa të enjten në seancën e radhës plenare pritet që të votohet në Kuvend edhe heqja e imunitetit, ndaj tij.
Në një intervistë në “Real Story” në ABC, analisti Artur Zheji u shpreh se tashmë ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të këshillohet me avokatë, duke shtuar se situata është shumë e ashpër.
Sa i përket qëndrimit të Gazment Bardhi i cili doli në mbështetje të ish-kryeministrit tha se ndodhet në një udhëkryq dhe se është duke luajtur si mesfushor.
“Hera e parë që dëgjojmë doktorin që ka vendosur të këshillohet me avokatët. Rasti është që me të vërtetë situata është e ashpër dhe avokatët janë të shqetësuar. Sidomos Gjokutaj dha shenjat e situatës së rëndë, kur në një moment të caktuar bënte apelim politik. Qartazi publiku kupton që SPAK është duke forcuar masën shtrënguese për arsye të refuzimit të pa këshilluar nga avokatët të Berishës për të mos qenë pjesë e procesit. Është edhe gjykata që kërkon gatishmërinë, komunikimin me të hetuarin.
Pra duan ta kenë në dispozicion, pra me hir apo pa pahir do shkosh dhe këtu beteja transferohet në Kuvend. Lëvizja e Gazment Bardhit s’më habit. Gjithmonë ka luajtur si mesfushor është në një udhëkryq. Të mbash edhe pozicion amerikan dhe të biesh në pozicione jo të këshillueshme nga amerikanët dhe të rrish me dy kuaj, është pak e vështirë”, tha Zheji.