MENU
klinika

Gazetari Artan Hoxha

“Berisha e njeh shumë mirë Dorian Duçkën, Damir Fazlliçin e ka mik shtëpie”

26.01.2023 - 10:51

Gazetari Artan Hoxha thotë se Sali Berisha nuk mund të sillet sikur nuk i njeh dy nga emrat më të përmendur të dy ditëve të fundit Damir Fazlliç dhe Dorian Duçka, të cilët dolën në qendër të vëmendjes pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së.

Hoxha u shpreh në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga se Berisha ka thënë në Parlament se e ka pasur mik shtëpie biznesmeni serbo-boshnjak, Fazlliç. Hoxha tha se Duçka është kushëriri i parë i Ilir Metës, dhe e cilëson si njeri që “të mbaron punë”.

“Nga e njeh Damir Fazlliç ishte në mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare. Pra një shtetas i huaj që se dinim me çfarë merrej, merrte pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku raportonin shefi i Shërbimit, shefi i Shtabit të Ushtrisë, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, dhe ai ishte aty.

Takimet me Ramën janë bërë dhe jashtë Shqipërisë dhe prandaj reagoi menjëherë tha e njoh, por nuk kam lidhje me këtë çështje. Ky është një krim federal dhe prandaj po hetohet atje.

Opozita nuk mund të bëjë sikur nuk i njeh këto personazhe, madje Berisha doli në parlament dhe tha Damir Fazlliç është miku im i shtëpisë.

Berisha e njeh shumë mirë dhe Dorian Duçkën se e ka pasur zv.ministër energjitike. E ka pasur negociatorin kryesor për negociatat e TAP dhe Berisha ka shkuar vetë në Azerbajxhan dhe e njeh shumë mirë kush është Dorian Duçka. Dorian Duçka ka qenë mik me Damir Fazlliç, më ka bërë përshtypje që Berisha e përmendte Dorian Duçkën dhe mediat nuk reagonin. Dorian Duçka sipas meje është një personazh që mbaron punët, takimet e rëndësishme.

Unë di që ai ka bërë disa punë të rëndësishme dhe historinë e kovidit, vaksinave, udhëtimi që bëri Rama në Amerikë. Ky është një njeri, që ka qenë dhe pjesë e stafit të Ramës, është kushëriri i parë i Ilir Metës, djali i hallës. U bë zv. Ministër në kohën kur meta bëri aleancë me Berishën. Edhe meta e ka sulmuar për punët në ndihmë të Ramës”, tha gazetari Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet e SPAK/ Paralajmëron gazetari Artan Hoxha

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”

‘Ja si Meta rrezikonte të arrestohej të shtunën në Turqi’

Ngjela: Të korruptuarrit në Shqipëri i kanë kthyer sytë nga Moska