MENU
klinika

33-vjetori i PD

Berisha sulmon Bashën: Po e çonte partinë drejt shuarjes morale, prandaj u riktheva!

11.12.2023 - 22:05

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbledhur “Rithemelimin” me rastin e 33-vjetorit të Partisë Demokratike. Teksa fliste për historinë e partisë më të madhe opozitare në vend ndër vite, Berisha nuk kurseu akuzat për Lulzim Bashën.

Kreu i Rithemelimit theksoi se për Partinë Demokratike, vitet më të vështira kanë qenë 2013 ( vit kur ai u largua nga politika pas humbjes së zgjedhjeve dhe viti 2021, kur ai u shpall non grata dhe iu kthye jetës aktive politike.

“Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin. Më thotë, se kuptoj, këta që takoj na thonë se ne mbështetnim Lulzim Bashën për shkak të doktorit. Është e vërtetë, i them unë. Kjo është realiteti”, tha ai.

Sipas Berishës, situata në të cilën ndodhet vendi aktualisht, i ka rrënjët nga kalimi i udhëheqjes nga idealiste në një udhëheqje pazaresh amorale.

“Po e çonte këtë forcë politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga Lulzim Basha për 33-vjetorin e PD-së, ai sulmoi Berishën duke i bërë thirrje SPAK-ut që të arrestonte të korruptuarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të nderojmë sakrificat e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite"

Lulzim Basha feston 33-vjetorin e themelimit të PD-së në Pallatin e Kongreseve