MENU
klinika

Detaje nga ngjarja tragjike në Lushnje!

Çatia e banesës së përfshirë nga flakët zë poshtë kryefamiljarin

14.12.2023 - 10:48

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Lushnjë, ku kryefamiljari humbi jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, ndërsa bashkëshortja e tij shpërtoi mrekullisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Burbullimë, ku zjarri dyshohet se ka rënë rreth orës 3:00 të mëngjesit tëm sotëm (14 Dhjetor).

Mësohet se çatia e banesës së vjetër ka zënë poshtë 82-vjeçarin, Koli Koçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ndërsa gruaja e tij, Kristina Koçi, është nxjerrë nga banesa. Raportohet se çifti nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.

Banesa ka qenë shumë e vjetër ndaj dyshohet se flakët janë përhapur me shpejtësi.

Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi ka deklaruar se në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje e gjithë banesa ishte në flakë, ndërsa çatia kishte rënë.

Ai u shpreh se shkak i rënies së zjarrit mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.