MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është biopsia e lëngshme?

08.12.2023 - 11:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë është biopsia e lëngshme?

Mjeku: Biopsia e lëngshme është një metodë e diagnozës tumorale e njohur dhe me emrin analizë për kërkimin e bioshenjuesve në gjak. Deri sot, biospia e indeve ka qenë metoda e vetme për të përcaktuar forma të ndryshme tumorale; kjo, megjithatë ka disa kufij që kanë shtyre drejt studimit të teknikave të reja më pak invazive, siç është biopsia e lëngshme.

Kjo teknikë studion, kuantifikon dhe klasifikon qelizat tumorale, bashkë me ADN e bërthamave të tyre apo fragmente të ADN-së së gjakut që qarkullojnë në pacientin e prekur nga tumori. Synimi kryesor është numërimi i qelizave tumorale në gjak për të formuar një hipotezë përsa i përket jetëgjatësisë. Sa më i madh numri i qelizave tumorale, më e përkeqësuar do të jetë prognoza. Kjo metodë aplikohet në rastet e tumorit në gjoks, prostatë, kancer i zorrëve dhe mushkëri.

Mund t’i nënshtrohet biopsisë së lëngshme cdo lëng i trupit, si gjaku, urina, apo lëngu pleural. Në këto lëngje mund të zbulohet një bioshenjues që është përfaqësues i indit mbi të cilin është prodhuar shenjuesi, njësoj si në rastin e biopsisë së indeve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN