MENU
klinika

Deputeti i opozitës “hipën” sipër punonjësve të gardës!

Çfarë po ndodh jashtë sallës së Parlamentit

14.12.2023 - 10:51

Deputeti i opozitës Dashnor Sula ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës për tu futur brenda në ambientet e Parlamentit.

Por ai nuk është lejuar të kalojë nga Garda, ndërsa në sfond janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës.

“Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni”, tha Dashnor Sula, drejtuar mediave.

Ndërsa shton: “Kjo është çmenduri”.

Ata kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë në sallën e Kuvendit deputetët që nuk janë përjashtuar.

“Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar”, i drejtohet Vokshi.

“Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën”, thotë Korreshi.

Ndërsa ligjvënësit e PS-së janë futur në Parlament nga dera e pasme e Kuvendit.

Garda është vendosur gardh tek dera dhe momentet janë shoqëruar me përplasje fizike.