“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat ushqime e shkaktojnë kolitin dhe kujdesi që duhet?
Mjeku: Koliti, ose inflamacioni i zorrës së trashë është një nga patologjitë që haset më shpesh në Shqipëri.
Të dhënat tregojnë se një e treta e shqiptarëve vuajnë nga kjo sëmundje por shumë pak prej tyre e kurojnë atë në kohë.
Ai trajtohet me mediakemente të shumëta që kanë për qëllim të luftojnë inflamacionin si dhe steroid.
Në rast se medikamentet nuk funksionojnë, mjekët rekomandojnë ndërhyrje kirurgjikale për zgjidhjen e problemit.
Megjithatë, ka disa kura dhe trajtime natyrale të cilat zbusin simptomat e kolitit.
Studimet kanë treguar se duke nisur nga ndryshimet në stilin e jetesës e deri tek mjekësia popullore janë efikase kundër inflamacionit të zorrës së trashë.
Ekspertët thonë se ushqyerja është thelbësore për njerëzit që vuajnë nga koliti.
Ata duhet të shmangin ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit, kafeinën, ushqimet e pasura me fibër, alkolin, frutat e thata, mishrat e përpunuar, arrorët dhe farat si dhe sheqerin.
Koliti është një problem që ndikon edhe tek dendësia kockore, dobësimi i imunitetit, stresi dhe mbipesha.
Ekspertët sugjerojnë një aktivitet fizik të intensitetit mesatar siç është noti për 3 deri në 4 ditë në javë.
Joga është një tjetër aktivitet që qetëson sistemin tretës dhe e furnizon atë me oksigjen.
Stresi luan një rol kryesor në sëmundjet inflamatore.
Ai mund të luftohet falë meditimit, frymëmarrjes së thellë dhe qetësimit të muskujve.
Këto teknika përmirësojnë edhe rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, frymëmarrjen dhe tretjen.
Acidet yndyrore omega-3 janë të shëndetshme sepse luftojnë thellësisht inflamacionin.
Ushqimet e pasura me këto acide yndyrore dhe suplementët e tyre janë shumë premtuese kundër kolitit.
Një nga ushqimet më të pasura me omega-3 është salmoni.
Ekspertët paralajmërojnë se ushqimet si : pureja e mollës, avokado, kungulli i verdhë, kosi, tërshëra dhe vezët janë shumë të mira për shëndetin e një personi që vuan nga koliti.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.