“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilët prindër janë më të rrezikuar për të pasur fëmijë autikë?
Mjeku: Studimi që lidh moshën me mundësinë për të pasur fëmijë autikë u krye nën drejtimin e dr. Sven Sandin, i Shkollës Mjekësore të Nju Jorkut. Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktonte nëse mosha e madhe e baballarëve ose nënave rrit rrezikun e lindjes së fëmijëve me autizëm.
AutizmiHulumtuesit shikuan normat e autizmit te 5.766.794 fëmijëve, duke përfshirë më shumë se 30.000 fëmijë me autizëm në 5 shtete (Danimarkë, Izrael, Norvegji, Suedi dhe Australinë e Veriut).
Nga rezultatet e studimit doli se mosha e prindërve kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në të pasurit të një fëmije autik.
Studiuesit zbuluan se normat e autizmit ishin:
– 66% më e lartë tek fëmijët që lindnin nga baballarë mbi të 50-at
– 28% më e lartë kur baballarët e fëmijëve ishin mbi të 40-at
– 15% e nënave mbi të 40-at kishin rrezikun për të pasur një fëmijë autik
– 18% e nënave adoleshente nën 18 vjeç ishin të prirura për të lindur një fëmijë autik
Studimi tregoi gjithashtu se normat e autizmit rriteshin ndjeshëm kur të dy prindërit ishin të mëdhenj në moshë (mbi 30 vjeç). Nga studimi u rezultua se mutacionet gjenetike të mashkullit ulen me rritjen e moshes së tij dhe këto mutacione kontribuojnë në çlegullime të spekrit të autimit (ASD).
Nga ana tjetër, faktorët e rrezikut që lidhen me moshen e nënës mbeten të pashpjegueshme, dhe lidhen me një hendek të gjerë në mes të moshës së nënës dhe babait.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.