MENU
klinika

Protestat në Serbi

Daçiç akuza opozitës: Tubimi, tentativë për të marrë pushtetin!

25.12.2023 - 18:48

Protestat e dhunshme të mbrëmjes së kaluar në Beograd, detyruan qeverinë serbe të thërras Byronë Koordinuese të Shërbimeve të Sigurisë. Pas përfundimit të mbledhjes shefi i Byrosë, Ivica Daçiç, tha se gjendja e sigurisë është stabile dhe se shteti do të sigurojë rend dhe paqe në vend.

Ai akuzoi opozitën se tubim i djeshëm ku protestuesit mësynë në dyert e Bashkisë së Beogradit, ishte një tentativë për marrjen e pushtetit me dhunë.

“Është analizuar gjendja e sigurisë. U konstatua se pavarësisht sfidave të shumta që ishin prezente këto ditë dhe pavarësisht se për këtë u diskutua javë më parë për shpalljen e këtyre aktiviteteve të dhunshme, të cilat synojnë në radhë të parë pushtimin me dhunë të institucionit dhe përmbysjen e rendit kushtetues, se gjendja e sigurisë në Serbi është stabile, si dhe të gjithë elementët e sistemit të sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur rendin kushtetues. Një gjë është nëse do ta fitoni pushtetin në zgjedhje dhe tjetër gjë nëse do ta fitoni në rrugë, me mjete të dhunshme. Reagimi i autoriteteve shtetërore ishte shumë i përmbajtur”, tha Daçiç.

Më tej ai i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e opozitës se nuk kanë përdorur dhunë por se janë provokuar nga persona të infiltruar.

“Të gjithë jemi të tronditur nga gënjeshtrat e shumta që po përhapen. Gënjeshtra që thonë se nuk kanë ushtruar dhunë, se këto janë elemente të futura . Autoritetet kompetente do të japin prova për këtë sepse duan të amnistojnë veten”, tha Daçiç.

Siç theksoi kreu i Byrosë, shteti mbështet të gjitha organet shtetërore për ruajtjen e rendit kushtetues.

“Shteti kishte një përgjigje të përmbajtur por shumë të qartë. Nuk do të lejohet dhunë ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre që i mbrojnë ato”, theksoi Daçiç.

Analiza: Vizita, forcim i ‘miqësisë së çeliktë’ mes dy vendeve!

Pse Serbia është e rëndësishme për Xi Jinping?

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia