MENU
klinika

E torturoi deri në vdekje

Dardan Krivaça kërcënon nga burgu motrën e Marigonës

04.12.2023 - 19:56

Marigona Osmani është një ndër gratë shqiptare që ka mbetur viktimë e dhunës së partnerit të saj, Dardan Krivaça.

Ajo vdiq në gusht të vitit 2021, pasi Krivaça e troturoi për disa ditë duke e përdhunuar e dhunuar barbarisht. Pas dy vitesh, plagët e fëmiljes janë hapur sërish nga vrasësi i të bijës, pasi ai vijon t’i kërcënojë.

Dardan Krivaça, i cili në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm, ka kërcënuar nga burgu motrën e të ndjerës.

Kjo është bërë me dije nga babai i dy motrave Muhabi Osmani, i cili ka rrëfyer se pjesëtarë të familjes kanë marrë mesazhe të ndryshme, në rrjete sociale, nga profile në emër të Krivaqës.

“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që: ‘Edhe këtë vajzën e madhën që e keni do t’ia bëj njësoj’. E kemi raportu në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaroi babai i 18-vjeçares së ndjerë.

Ata shprehen se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga i ka ardhur ai mesazh.

“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje që kur ka ardhur ai mesazh dhe nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë ka pyetur prokurorin që të na e bënte intervistën apo jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”,shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Si baba i tre vajzave, jam i trishtuar!"

Behgjet Pacolli ofron shpërblim për vrasësin e 18-vjeçares

Dëshmia e mjekut në seancën gjyqësore

“Dardan Krivaqa vuan nga depresioni”