MENU
klinika

Nafta pa taksa për fermerët

Denaj: Afati i tërheqjes së sasive të miratuara shtyhet me…

28.12.2023 - 19:13

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrat bënë të ditura edhe vendimet e marra. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj konfirmoi se është shtyrë afati i disbursimit të naftës për fermerët.

Edhe përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2024 fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë nga skema e naftës.

“Sot morëm aprovimin për tre vendime. Kemi kërkuar një shtyrje në mënyrë që disbursimi i naftës për fermerët të jetë më gradual. U shtua buxheti me gati 1.8 mld lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe kjo bëri që për herë të parë fermerët që kishin aplikuar në këtë skemë, ta merrnin të plotë. Ajo që vjen sot si një ndryshim me këtë vendim të Këshillit të Ministrave është që për fermerët të ketë lehtësi dhe një kohëzgjatje me të paktën 6 muaj.

Vendimi i dytë lidhet me organizimin e një drejtorie të rëndësishme. Pjesë e programit të punës është edhe ndjekja e zhvillimit në sektorin e peshkimit. Është ngritur drejtoria përgjegjëse që do të merret në veçanti me agrokulturën.

Një vendim tjetër ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Rregullon tarifat të cilat kryhen nga laboratorët e referencës për produktet plehruese. Është i rakorduar me ministirnë e Financave dhe Ekonomisë. Do të vijë në ndihmë jo bvetëm nëaspketin e cilësisë por edhe në shtyrjen që bujqësia ka përgjegjësi për të zhvilluar një infrastrukturë të plotë laboratorike”, pohoi Denaj në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.