MENU
klinika

Mori ftesë por e refuzoi

Donaldi tregon rolin e Edi Ramës në film

12.12.2023 - 11:58

Në konferencën për mediat, Veshaj zbuloi se i kishte kërkuar kryeministrit të merrte pjesë në projekt me një rol që ata kishin ndërtuar posaçërisht për atë.

Megjithatë, ai thekson se diçka e tillë nuk ishte e mundur, për shkak të angazhimeve të shumta që ai kishte ndërkohë.

“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passëordin e ëireless-it të lokalit të vet Rilindje 2050”, u shpreh Donaldi.

Më herët, moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer se në marrëdhënien e saj me aktorin, Donald Veshaj po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Prezantuesja ka rrëfyer se ky vit e ka konsoliduar më tepër marrëdhënien e tyre dhe ndërsa tregoi edhe detaje nga filmi i tyre “5 herë jo”.

Bora Zemani u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre 5-vjeçare “ka pasur mbi 500 herë ‘jo’”, duke shtuar se shpreson që pas kësaj t’i thonë vetëm “po” njëri-tjetrit.

“Po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Projekti më i rëndësishëm ka qenë filmi “5 herë jo”. Ishte eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe rol i rëndësishëm si producente. Kam pasur shumë orë të gjata pune. Ky projekt na ka rritur të dyve bashkë, ky vit më tepër e ka konsoliduar marrëdhënien tonë. Ka puthje në filma, janë bërë edhe dubla sepse duhen xhiruar nga kënde të ndryshme jo se kishim vështirësi për tu puthur. Ka pasur puthje, edhe në prapaskenë e sheshxhirime. Në këto 5 vite që jemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 herë “jo” (qesh), dhe jo vetëm nga unë. Shpresoj që pas këtij filmi, të themi vetëm “po” për çdo gjë”, u shpreh moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sqaron rolin e tij në ndarjen Beatrix-Donald!

Ermal Mamaqi flet për filmin me Bora Zemanin

Historia që duan të jetojnë të fshehur

Detajet e rikthimit të Bora Zemanit me Donald Veshajn

Nuk ka më dyshim për rikthimin e tyre!

Bora dhe Donaldi filmohen bashkë në Prishtinë (VIDEO)