MENU
klinika

Analiza e Bankës së Austrisë

Ekonomia shqiptare e varur nga sektori i ndërtimit!

12.12.2023 - 13:48

Shqipëria rezulton të jetë në fazën e bumit në sektorin e ndërtimit, krahasuar me rajonin. Sipas një analizë të Bankës Qendrore të Austrisë, prona në vendin tonë, po shihet edhe si mundësi investimi.

Ekonomia shqiptare është më e varura nga sektori i ndërtimit. Në 2022-in vlera e shtuar e ndërtimit në PBB ishte 12%, dy herë më e lartë se mesatarja në shtetet e Evropës Juglindore. Pas nesh vjen Kosova me gati 11%. Të dhënat i pasqyron Banka Qendrore e Austrisë, në një analizë të tregut të pronave në juglindje.

Sipas institucionit, Shqipëria kryeson renditjen për investimin në banesa, në masën 12% të PBB-së, çka tregon se ato shihen si formë investimi me kthime të shpejta.

Por me çfarë financohet tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri? Institucioni austriak vëren se kredia e marrë për blerje banese është gati katër herë më ulët se vendet e Europës Juglindore. Banka Austriake vëren se një burim i rëndësishëm financimi janë pikërisht paratë e emigrantëve.

Sa i përket çmimeve Shqipëria rezulton me rritjen më të fortë që nga 2019-ta me 90% sipas indeksit fischer të Bankës së Shqipërisë. Në Serbi rritja ishte me 58%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me rreth 40%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'merr pjesën që i takon nga..."

“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”

Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin

“B+” për ekonominë shqiptare