MENU
klinika

Risitë

Ekrane që do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë mënyrën se si shikoni përmbajtjen

02.12.2023 - 09:03

Le ta pranojmë… Thuajse të gjithë filmat e dalë së fundmi në kinema, janë prodhime të cilat i kalojnë 3 orë. Ta pasionuar apo jo pas kinemasë, të qëndruarit ulur për më shumë se 180 minuta, do të ishte një “sfidë” edhe për kinema-dashësin më të madh. Po sikur t’ju themi, që të njëjtën eksperiencë të të shikuarit, ju mund ta përjetoni nga rehatia e divanit të shtëpisë apo krevatiti? Me ekranet The Frame, The Serif dhe projektori portativ, The Freestyle gjenerata e dytë ndihmojnë përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura.

Shijoni përmbajtjen tuaj të preferuar, nga komoditeti i shtëpisë suaj, por me cilësinë e një ekrani mat. Televizori The Frame nga Samsung vjen me një dizajnë elegant dhe modern, i cili përshtatet mjaft mirë me çdo ambient tuajin, ndërsa shfaq veprat e artit teksa është i fikur, duke e shndërruar dhomën tuaj në një galeri arti. Gjithashtu, teknologjia e mundësuar nga Object Tracking Sound Lite do ju përfshijnë thellë në aksion duke ju dhënë emocione të papërshkrueshme.

Ekrane që do të ndryshojnë njëherë e

The Serif TV i krijuar nga Brothers Bouroullec, sjell një ekran, i cili përshtatet në çdo hapësirë, përmes të cilit ju mund të përjetoni botën e ngjyrave falë cilësisë 4K në ekranin matte QLED.

Gjithashtu, The Freestyle gjenerata e dytë është pasardhësi i projektorit origjinal Freestyle të Samsung i vlerësuar në vitin 2023 nga Expert Reviews and Trusted Reviews me çmime të ndryshme. Për më teper, ky projektor është majftueshëm i vogël dhe i lehtë sa mund ta vendosësh e ta marrësh pothuajse kudo.

Veç filmave, tanimë mund të luani dhe lojën tuaj të preferuar, duke parë çdo detaj disa herë të zmadhuar. The Freestyle gjenerata e dytë projekton një ekran me rezolucion 1080p nga 30-100 inç në çdo mur, madje edhe brenda një tende. Kur themi që ku projektor shndërron çdo hapësirë në kinema, vërtetë nënkuptojmë çdo hapësirë. Aventurat tuaja dhe shëtitjet në mal, netët e kaluara në një tendë nuk do të jenë më të njëjtat pasi të përjetoni emocionet e të parit një film nën qiellin e hapur. E kur këtë të fundit ta përdorni brenda ambienteve të shtëpisë, The Freestyle gjenerata e dytë mund të ndërlidhet me pajisjet e tjera Samsung. Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente SmartThings. Kjo nënkupton se tani projektorin The Freestyle gjenerata e dytë mund ta lidhni dhe telefonin tuaj nga seria e gjeneratës së pestë të pajisjeve të palosshme si Galaxy Z Flip5. Videot tuaja të preferuara apo çdo imazh të regjistruar në smartphone-in tuaj do i shijoni si asnjëherë më parë. Duke ofruar një ekran të madh e gjithëpërfshirës dhe një bateri afatgjatë në Fold-in më të hollë dhe më të lehtë deri më tani, një eksperiencë tjetër mund të jetë po aq emocionuese, nëse këtë pajisje e lidhni me projektorin.

Ekrane që do të ndryshojnë njëherë e

Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN