MENU
klinika

Zhvillimet e 'nxehta' të SPAK

Eksperti i kriminalistikës zbulon detaje nga takimi me Dumanin

24.12.2023 - 10:48

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka rrëfyer takimin që ka zhvilluar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Karamuço tha se Dumani ishte i ftohtë dhe i qartë se ku donte të mbërrinte.

Ai tha gjithashtu se Dumani nuk ndikohej dhe influencohej nga askush dhe për këtë sipas tij, ai nuk e hapte as televizorin që të shikonte çfarë flitej për të.

“Kam qenë i thirrur për një takim me drejtuesin e SPAK, zotin Dumani, për një çështje që ka kohë që ne bashkëpunojmë në lidhje mes SPAK, BKH dhe Fakultetit të Drejtësisë, që i vjen në ndihmë drejtësisë.

Një gjysmë ore takim, e para është një njeri shumë i ftohtë, shumë i qartë, me një forcë shumë të madhe argumentuese dhe ka një projeksion shumë të saktë se ku do të mbërrijë. Këto janë cilësi që unë i evidentoj për faktin se ai është drejtues.

Dumani nuk mund t’i mbajë të gjitha mbi kurriz si drejtues, kërkon edhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera. Dumani vjen nga një eksperiencë shumë e gjatë dhe vërtet ai është një njeri imun. Unë kur ai fliste mendoja nëse mund ta mbaja unë peshën që mban ai.

Ai ka një gjë shumë të mirë, në zyrë nuk e hap televizorin fare, është i fokusuar vetëm te puna. Nuk ndikohet apo influencohet se çfarë tha portali filan… Produkti ynë i parë ia ka arritur qëllimit. Përballja”, tha Karamuço.