MENU
klinika

“9 mln euro minus për çdo muaj”

Eksportuesit në krizë, rënia e euros dëmton bizneset

01.12.2023 - 13:48

Rënia e fortë e euros në tregun valutor shqiptar ka zhytur në krizë bizneset fasone. Ata thonë se sektori veshjeve dhe këpucëve po humb 9 mln euro çdo muaj.

Sektori i veshjeve dhe këpucëve që përbëjnë rreth 38% të eksporteve shqiptare, po përballet me vështirësi.

Për shoqatën Pro-Eksport Albania, e cila përfaqëson 840 biznese vendase me 75 mijë të punësuar, humbjet janë rreth 9 milion euro në muaj, të krijuara këto nga rënia e euros në tregun valutor.

Edhe masat e marra nga institucionet për zbutjen e krizës që ka prekur këtë sektor, janë të pamjaftueshme e për pasojë mundësitë për të operuar në këtë treg sipas shoqatës po ulen.

Fasonët kanë dërguar vazhdimisht letra në qeveri, me propozime konkrete, por nuk kanë gjetur zgjidhje për të zhvilluar biznesin me pozita më konkurruese.

Euro është dobësuar ndjeshëm këtë vit përballë lekut, e madje në disa prej muajve të vitit si korrik-gushti apo nëntori, ajo është këmbyer në nivele të ulëta historike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksportuesit letër institucioneve financiare

“Rënia e euros po ndikohet nga paratë kriminale…”