10.12.2023 - 11:12
Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë.
Burime për Klan Kosova konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.
Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.
Një prej tyre, më saktësisht personi që dyshohet se i ka siguruar armën Murselit, u arrestua mbrëmjen e së shtunës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ambasadori Durmishi: Rasti ka shokuar Kosovën
Vrasja nga bashkëshorti i Liridona Ademajt, protestë edhe në Tiranë
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”
Protestë në Prishtinë për vrasjen e Liridonës
“Ngjarja është e rëndë e pashpjegueshme”