MENU
klinika

Fluks në Portin e Durrësit

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe

24.12.2023 - 11:11

Në prag të festave të fundvitit, edhe fluksi i numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, është në rritje çdo ditë. Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete.

Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari.

Për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe për të shmangur rradhët e gjatë, mësohet se në punë janë 20 sportele.