MENU
klinika

“Bomba është gati të shpërthejë”

Gjermania në alarm, mbyllet stacioni i trenit pas kërcënimit të një sulmi terrorist

25.12.2023 - 21:08

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në një stacion treni në Gjermani pas një kërcënimi me bombë.

Sipas mediave vendase bëhet fjalë për stacionin qendror të trenit në Bielefeld. Policia lajmëroi se një i telefonoi dhe tha se një bombë ishte vendosur dhe ishte gati të shpërthente. Policia e cilësoi kërcënimin si serioz.

“Të gjithë personat që janë aktualisht pas barrikadës në stacionin qendror të trenit duhet të zgjedhin mjete alternative të transportit. Për momentin nuk do të ketë trena nga Bielefeld”, këshilloi policia Federale udhëtarët në stacion.

Gjermania si dhe vendet e tjera evropiane janë në një gjendje gatishmërie të shtuar pas masakrës në Pragë dhe gjithashtu për shkak të frikës intensive të një sulmi terrorist gjatë festave të fundvitit.