MENU
klinika

Vidhen laptopë dhe pajisje të tjera

Grabitet gjatë natës gjimnazi në Malësinë e Madhe

06.12.2023 - 13:34

Grabitet gjatë natës gjimnazin në fshatin “Gruemirë” të Malësise së Madhe. Disa persona ende të paidentifikuar, janë futur në ambientet e brendshme të shkollës dhe të drejtorisë, duke vjedhur disa laptopë dhe pajisje në zyrën e drejtorit.

Sipas drejtuesve të zyrës Vendore të Arsimit, hajdutët nuk kanë prekur amzat e nxënësve.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret teksa shkolla nuk ka as kamera.