MENU
klinika

“Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE"

Greqia i kundërpërgjigjet Gjermanisë: Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor! Çështja ‘Beleri’…

14.12.2023 - 18:00

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke.

Këtyre deklaratave Marinakis, i është përgjigjur duke thënë se “Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor”, referuar ëështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit. Newsit.gr shkruan se Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Olaf Solz tha dje, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend. “Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. Në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.