MENU
klinika

Si i shiti kapitalet kur nisi hetimi për Sterilizimin

Gruaja e Ilir Beqajt, aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’!

29.12.2023 - 12:07

Gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Adriana Beqaj ka qenë ortake themeluese e shoqërisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” së bashku me Arti Malajn dhe secili zotërues i 50 % të kapitalit.

Kjo kompani ka lidhje me ‘Delta Pharma’, ndaj të cilës BKH me urdhër të SPAK ka zhvilluar kontrolle.

Sipas ekstraktit te Open Corporates me datë 26 shkurt 2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj, duke bërë që ky i fundit të ketë 85 % të aksioneve dhe gruaja e ish ministrit 15%.

Një vit më vonë, më datë 26 shkurt të 2020, me anë të kontratës së shit-blerjeve të kuotave, Adriana Beqaj shet edhe 15% të kuotave në favor të ortakut Arti Malaj, kundrejt vlerës së përgjithshme 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.

Pas transferimit largohet ortaku Adriana Beqaj nga shoqëria dhe ortak i vetëm i shoqërisë mbetet Arti Malaj, zotërues për 100% të kapitalit. Kjo lëvizje rezulton të jetë kryer pikërisht në kohën kur SPAK nisi hetimet për koncesionin e sterizilimit.

Ndërkohë po sipas Open Corporates më e datë 12.08.2021, me anë të kontratës së shitblerjeve të kuotave të kapitalit, ortaku Arti Malaj shet 100% të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Pas transferimit largohet ortaku Arti Malaj nga shoqëria dhe ortak i vetëm i shoqërisë bëhet Eduard Curraj, zotërues për 100% të kapitalit.

Në 24 shkurt 2023 Curraj ka shitur kuotat, të cilat përfaqësojnë 100% të kapitalit të regjistruar të ‘Delta Pharma’ shoqërisë ‘Delta Holding’ sh.k.p në administrim të shtetases polake Ewa Maria Kokot. Ndonëse pronësia mbi kuotën do t’i kalojë e gjitha shoqërisë ‘Delta Holding’, palët kanë rënë dakord që pas kalimit, Eduard Curraj do të vazhdojë të jetë administrator i ‘Delta Pharma’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN